Duda Balje i reagon Emilia Rexhepit: Ka nga ne që nuk e shesin besimin për një karrige
Deputetja boshnjake, Duda Balje i është përgjigjur zëvendëskryeministres në largim, Emilia Rexhepi.
Në një shkrim në Facebook, Balje ka thënë:
“Ka nga ne që nuk e shesin besimin për një karrige”.
Më herët, zëvendëskryeministrja në largim, Emilija Rexhepi ka thënë se Duda Balje nuk do të jetë ministre.
“Nuk është Duda Balje ministre” – tha ajo, transmeton Nacionale.