Dreshaj: Urgjent shëndetësia të kthehet në prioritet qeverisës - mjaft më eksperimente - NACIONALE

Dreshaj: Urgjent shëndetësia të kthehet në prioritet qeverisës - mjaft më eksperimente

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka mbajtur konferencë për media, ku numëroi dështimet sipas tij, të qeverisë Kurti në sistemin e shëndetësisë.

Dreshaj e ka quajtur Ministrinë e Shëndetësisë, ministri të eksperimenteve, ku si pasojë e kësaj gjendje kemi largim të profesionistëve dhe shumë dështime të tjera.

“Sot, shteti jonë po përballet me Qeverisje ad-hoc me veprime post-festum, pa strategji, pa prioritete dhe pa ofrim të perspektivës për vendin. Asnjë dikaster qeverisës për dy vite të Qeverisjes Kurti nuk mund të merret si mostër e suksesit. Ne sot, e kemi analizën dhe fokusin në sektorin vital të Shëndetësisë”, ka thënë ai.

Tutje Dreshaj propozoi se si të dilet nga kjo situatë.

“Ne rekomandojmë që nga kjo situatë, dilet:

1. Duke pas shëndetësinë prioritet qeverisës,

2. Me paga dinjitoze

3. Me respektim të performancës në punë

4. Me reformim të sistemit shëndetësor

5. Me kthimin e përgjegjësisë te stafi menaxherial

6. Jo me mashtrime, por me veprime të drejtpërdrejta.

Jo si dje Heronjë në letër dhe me rënien e rasteve të Pandemisë Heronjë të harruar, madje as me mbështetje morale”, tha ai.

Lajme të ngjashme