Drejtori i Radio Kosovës publikon një marrëveshje të dyshimtë të Jeta Xharrës me RTK-në: Rrap-tap, i ka rru 80 mijë euro të qytetarëve - NACIONALE

Drejtori i Radio Kosovës publikon një marrëveshje të dyshimtë të Jeta Xharrës me RTK-në: Rrap-tap, i ka rru 80 mijë euro të qytetarëve

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Radio Kosovës, Arsim Halili, ka publikuar një marrëveshje të RTK-së me Rrjetin Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN).

Ai ka vlerësuar se përmes kësaj marrëveshje kryeredaktorja e këtij rrjeti, Jeta Xharra ia kishte marrë televizionit publik 80 mijë euro.

Duke e publikuar dokumentin në fjalë, ai ka treguar se kjo marrëveshje ishte arritur më 28 prill të vitin 2017.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo marrëveshje ishte bërë në kundërshtim me Ligjin për RTK-në.

Sipas tij, kjo marrëveshje ka dyshime të arsyeshme për vepra penale dhe korruptive.

“Qe një marrëveshje e Jeta Tu-xharrës me RTK, me dyshime të arsyeshme për vepra penale dhe korruptive. Viti 2017. Neni 12 i Ligjit për RTK-në (Ligji nr.04/L-046) obligon të hapet konkurs për veprat adiovizuele. Nuk është hapur konkursi! A e dini çka ka bo Jeta me ish-menaxhmentin e RTK-së të asaj kohe?! E ka kry punën për një ditë! Rrap-tap, e i ka rru 80 mijë euro të qytetarëve. Dmth, më 28 prill 2017 e ka bo kërkesën në RTK, me urgjencë po atë ditë u shqyrtu kërkesa, u miratu edhe u lidh tu-xharrllaku për 80 mijë euro. (Kujtojmë se orari administrativ është 8 orë. Sigurt nuk e ka dërgu kërkesën as n`8-të mëngjesit. Me këtë po du me tregu me sa urgjencë u marr vendimi)”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Vendimi ka hyrë në fuqi prej muajit maj 2017, (siç e shihni bashkangjitur) ndërsa e ka pasë një kontratë paraprake valide me RTK deri më 30 qershor 2017, siç e shihni në dokumentin 3 bashkangjitur. ( dy dokumente administrative paralele) Paramendo, tash don me shti krytë prap n`qyp me mjaltë me stilin e njëjtë. Tani pili- pili. Jo drejtori i lodhtë. Jo është me kta, jo është me ata. Jo po shpifë. Jo s`ka asi, jo s`ka kësi, se s`po ma qet goja me folë fjalë t`pista. Krejt i kemi, mos bani dert.

PS: Kallzomni ky kumara i tu-xharrës a po i del në mbrojtje në këto marifete që i pat denoncu vetë dikur e tash i ka fshi statusat në fb, se ka harru me i përfshi këto dokumente "n`hulumtim"😂. Ju ka kru shpina, tash ia çmontoj "hulum-tusin".”, ka shkruar Halili.

Lajme të ngjashme