Drejt dështimit të 20-të, askush prej partive politike nuk lëshon pe - NACIONALE

Drejt dështimit të 20-të, askush prej partive politike nuk lëshon pe

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetët e Kosovës sot do të bëjnë përpjekjen e radhës për konstituimin e Kuvendit.

Kjo do të jetë hera e 20-të që ata do të provojnë përfundimi i seancës konstituive, e cila ka filluar më 15 prill.

Në vazhdimi i seancës që pritet të fillojë në ora 11:00, nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim nga përpjekjet paraprake.

Kjo pasi partitë politike deri me tani nuk kanë treguar se kanë ndryshuar pozicionet e tyre.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari pritet sërish që të tentojë të imponojë votimin për formimin e një komisioni për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votë të fshehtë.

Kjo mënyrë e votimit po kundërshtohet nga PDK, LDK dhe AAK.

Meqenëse VV-ja as për këtë komision nuk po arrin t`i marrë votat e nevojshme, pas dështimit të votimit, kryesuesi po e mbyll seancën.

Një veprim i tillë po kritikohet nga partitë e deridjeshme opozitare, duke thënë se kryesuesi po e shkel skenarin e përgatitur nga sekretaria e Kuvendit.

VV-ja ka bërë me dije që nuk tërhiqet nga propozimi i saj që deputetja Albulena Haxhiu të jetë kandidate për kryetare të Kuvendit.

Madje, Haxhiu mbrëmë vetë e ka bërë të qartë se ajo do të vazhdojë të jetë propozimi i VV-së.

Në një intervistë për KTV-në, ajo ka bërë me dije se nuk i peng fare fakti që në Kuvend ka dështuar të marrë votat e nevojshme për këtë post për plot 19 herë.

Ajo ka thënë se nuk do të tërhiqet nga kandidatura e saj deformohet komplet vullneti i popullit.

Secilin emër që do ta propozonim nuk do të kishte zmbrapsje. Kushdo që do të ishte vendosur në fillim, njësoj do ta mbronim. Prandaj nuk është çështje personale. Është çështje e të drejtës kushtetuese”, ka thënë ajo.

Para disa dite, edhe kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka bërë me dije se nuk lëshon pe në lidhje me propozimin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Në një intervistë për RTK-në, Kurti ka thënë se nuk lejon që të tërhiqte Haxhi nga gara.

“Ne nuk lejojmë të shkelet gruaja më e votuar e legjislaturës së nëntë. Ne nuk po i kontestojmë propozimet e të tjerëve. Ne nuk po kërkojmë që propozimi ynë të bëhet i tyre. Unë besoj se duhet të respektohet propozimi i subjektit”, ka thënë Kurti.

Madje, ai ka ftuar partitë tjera që ta testojnë nëse i ka votat për qeveria.

Ata nuk besojnë që unë nuk i kam 61 vota për kryeministër. Unë iu them atyre: ‘më testoni’. Nëse ata besojnë se Albin Kurti nuk i ka 61 vota të deputetëve për t’u bërë sërish kryeministër, e kanë në dorë të më sfidojnë. Le ta votojnë Albulenën dhe le të më testojnë mua. Nëse unë dështoj, pikërisht kjo do të ishte një fitore për ta. Nuk do të ishte fitore për ta duke e bllokuar Kuvendin dhe duke pamundësuar kuorumin”, ka deklaruar Kurti.

Lajme të ngjashme