Drecun sulmon perëndimin dhe thotë se "Kurti punon për të realizuar “Shqipërinë e Madhe”" - NACIONALE

Drecun sulmon perëndimin dhe thotë se "Kurti punon për të realizuar “Shqipërinë e Madhe”"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovë, Millovan Drecun, ka reaguar për vizitën e kryeministrit të Kosovës në Maqedoninë Veriore, duke thënë se nuk janë problem vetëm qëndrimet e Kurti por edhe fakti se Kurti punon për të realizuar “Shqipërinë e Madhe”.

Drecun ka thënë se lidershipi në Shkup është detyruar të reagojë sepse bëhet fjalë për diçka që shkon përtej provokimeve të zakonshme dhe kthehet në koncept të realizimit të diçkaje që është problem për rajonin.

Ai pretendon që Serbia në Kosovë po mbron integritetin e Maqedonisë V. dhe Malit të Zi.

Në Kosovë mbrohet integriteti territorial dhe mbijetesa e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. Ai që nuk e kupton se avokimi i pavarësisë po i hap rrugën realizimit të konceptit të “Shqipërisë së Madhe”, ose nuk duhet të shprehë atë që është e dukshme për të gjithë ose është në një iluzion të madh.” – ka thënë Drecun, transmeton RTS.

Këto nuk janë më qëndrime, kjo nuk është më ide politike. Kemi një zbatim praktik të konceptit të 'Shqipërisë së Madhe', gur themeli i të cilit është përpjekja për t'i dhënë pavarësinë dhe për të fituar kapacitet të plotë juridik ndërkombëtar pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës. Prandaj, është rajoni ai që do të pësojë më shumë nga vazhdimi i zbatimit të atij projekti.” – ka thënë ai.

Më tej, ai ka hedhur edhe akuza ndaj perëndimit që nuk po reagojnë për këtë çështje.

Atëherë të gjithë pyesin veten pse nuk pritet asnjë reagim nga komuniteti ndërkombëtar? Epo, nuk ka. Pra, kush e krijoi atë shtet fallco që është gurthemeli i Shqipërisë së Madhe? Epo, ai Perëndimi politik.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme