Dreçun: Kurti po synon vonimin e Asociacionit përmes destabilizimit - NACIONALE

Dreçun: Kurti po synon vonimin e Asociacionit përmes destabilizimit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovë, i Kuvendit të Serbisë, Milovan Dreçun, pas situatës në veri, tha se Kurti ka një strategji për ta shtyrë formimin e Asociacionit, për një periudhë të caktuar kohore. E sipas tij kjo nënkupton konflikte dhe destabilizime.

Dreçun thotë se Kurti po e përdor Beogradin dhe dialogun si ‘maskë’ për të realizuar qëllime të tjera.

Gjithashtu përmend takimin e fundit të Bislimit me Petkoviqin, duke thënë se Bislimi u tall me negociatat, e ky është fakt se Prishtina ka vendosur ta zgjithë situatën në veri me dhunë- raporton Kosovo Online.

“Kur në takimin e fundit me Petkoviqin, Bislimi u tall me negociatat, ishte e qartë se Prishtina vendosi ta zgjidhë situatën në veri të Kosovës me dhunë. Përkundër kundërshtimit të serbëve, të cilët përbëjnë 97% të popullsisë, ata duan të vendosin kontrollin në këtë pjesë të krahinës sonë jugore me dhunë’’- tha Dreçun

Ai shtoi se sipas tij, ndërtimi i bazave për njësitë special në veri, dëshmon se Prishtina dëshiron të ketë kontroll të plotë policor e ushtarak atje.

‘’Por dhe të kenë kontroll të plotë policor dhe ushtarak. Një pjesë e kësaj është bërë me ndërtimin e bazave për njësitë speciale, duke shpronësuar tokë shtesë serbe. Për ta përfunduar atë proces, ata kanë nevojë për incidente dhe dhunë”- shtoi Dreçun.

Dejan Miletiq, nga Qendra për Studime të Globalizimit, thotë se sipas tij KFOR-i është dëshmuar se është i paaftë, apo institucion që nuk është i gatshëm të mbrojë popullin serb.

Lajme të ngjashme