Draft-rezoluta e PDK-së, Haxhiu i mbledh shefat e grupeve parlamentare - NACIONALE

Draft-rezoluta e PDK-së, Haxhiu i mbledh shefat e grupeve parlamentare

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Seanca e sotme e Kuvendit është ndërprerë për pak minuta. Kjo pasi kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, i ka mbledhur shefat e grupeve parlamentare për të diskutuar rreth draft-rezolutës së propozuar nga PDK-ja, e cila ka për qëllim dënimin e ekspozitës skandaloze të Shkëlzen Gashit.

PDK-ja ka kërkuar që kjo draft-rezolutë të futet si pikë e parë e rendit të ditës në seancën e sotme, ndërkohë që VV-ja ka kërkuar që për këtë dokument të diskutohet gjatë ditës.

LDK-ja dhe AAK-ja i kanë dhënë përkrahje miratimit të kësaj rezolute.

Lajme të ngjashme