Dosja e Prokurorisë për fajde: I përfshirë edhe pronari i autosallonit Alberti - NACIONALE

Dosja e Prokurorisë për fajde: I përfshirë edhe pronari i autosallonit Alberti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Skënder Bajrami, pronar i autosallonit Alberti dyshohet të jetë i përfshirë në aferën e fajdeve, që rrjedhi nga rasti i Brezovicës.

Nga 15 të arrestuarit, vetëm Bajramit nuk i është caktuara paraburgimi. Atij i është ndaluar t’i afrohet vendit dhe personave të caktuar.

KALLXO.com ka siguruar dosjen e prokurorisë dhe në të thuhet se i dyshuari Skender Bajrami se nga fillimi i vitit 2021 e në vazhdim, në autosallonin ‘Alberti’ ka kontraktuar shuma të fajdes, ndaj të dëmtuarit me inicialet Xh.Sh., pronar i një kompanie.

I dëmtuari, si pasojë e pandemisë dhe obligimeve nga pagesat e fajdeve ndaj personave të tjerë, ishte gjendur në vështirësi financiare. Në pamundësi për të kryer këto obligime që ishte future, i dëmtuari Xh.Sh. blerë një veturë BMË X6, të pa doganuar, nga i dyshuari Skender Bajrami, në vlerë prej 86 mijë eurove.

Mirëpo, menjëherë të njejtën veturë i dëmtuari ia ka shitur Skender Bajramit, me cmim prej 67 mijë eurove, të cilat para i ka marrë në dorë, e me të cilat para i ka paguar për fajde tek i pandehuri Salih Sinani, duke shkaktuar dëm nga fajdeja prej 19 mijë eurove.Me këtë, Prokuroria pretendon se Bajrami ka kryer veprën penale ‘Fajde’.Tutje, Prokuroria pretendon se Skender Bajrami ia kishte shitur një veturë tjetër të dëmtuarit Xh.Sh., një veturë ‘Taureg’ me cmim prej 75 mijë eurove.

Mirëpo, i dëmtuari Xh.Sh., të njejtën veturë ia ka shitur sërsht tek i dyshuarit Skender Bajrami, në vlerë prej 46 mijë eurove, para të cilat i ka marrë në dorë dhe e ka paguar për fajde të dyshuarin Salih Sinani, duke shkaktuar dëm prej 29 mijë eurove.

Një tjetër rast Prokuroria pretendon se është i përfshirë biznesmeni Skender Bajrami.

Sipas Prokurorisë, një biznesmen me inicialet S.B., për shkak të vështirësive financiare si dhe obligimeve nga pagesat për fajde ndaj personave të tjerë, është detyruar që të blerë një veturë të llojit ‘Mercedes GLS2’, me cmim prej 30 mijë eurove, të cilën sipas Prokurorisë, me ndihmën e të dyshuarit Salih Sinani e ka shitur në autosallonin ‘Alberti’ me cmim prej 14 mijë eurovë.

Me këtë i dëmtuari S.B., ka pësuar dëm pasuror prej fajdes në vlerë prej 16 mijë eurove.Prokuroria po ashtu dyshon se biznesmeni Skender Bajrami, me qëllim që t’i shmanget pagesës së tatimit, si pronar i autosallonit ‘Alberti’, me rastin e shitblerjes së veturave, pagesën e ka bërë me para kesh, duke shënuar vlera jo të sakta të veturave të shitura.

Lajme të ngjashme