Policia tregon planin për ruajtjen e sigurisë për zhvillimet në veri - NACIONALE

Policia tregon planin për ruajtjen e sigurisë për zhvillimet në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate, ka konfirmuar se sot ka pasur paraqitje të dorëheqjeve në stacionet policore në veri.

Siç njofton Policia, njoftimet për dorëheqje janë bërë nëpër stacione, ku disa prej policëve i kanë dorëzuar edhe pajisjet.

Policia është shprehur e bindur se kanë kapacitete të ofrojnë siguri sipas ligjit e kushtetueës.

KOMUNIKATA:

Referuar zhvillimeve aktuale ju informojmë se edhe sot ka pasur paraqitje të dorëheqjeve të punonjësve policorë të komunitetit serb në pjesën e veriut të vendit, në zonën e drejtorisë rajonale të Mitrovicës Veri.

Njoftimet e tyre për dorëheqje janë bërë në rajonet dhe stacionet policore, ku disa prej tyre deri më tani i kanë dorëzuar pajisjet e tyre, për të vazhduar me kompletimin e procedurave tjera të parapara.

Policia e Kosovës ka kapacitete për menaxhimin e situatës dhe rrethanave të krijuara, të gjitha veprimet do ti ndërmerr konform autorizimeve ligjore dhe kushtetuese, konform vlerësimeve dhe planifikimeve operacionale, me qëllim të ruajtjes së rendit e qetësisë publike si dhe mbikëqyrjes dhe kontrollit kufitar.

Lajme të ngjashme