Dorëheqja e Alim Ramës, KDI: Është garantuar sërish integriteti dhe ligjshmëria në KQZ
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka reaguar pas dorëheqjes së anëtarit të KQZ-së, Alim Rama, pasi që i njëjti ishte emëruar para tre muajve Sekretar Organizativ në LVV.
KDI ka thënë, ani pse me vonesë është ka ndodhur dorëheqja e Ramës, KQZ-së i është garantuar sërish integriteti dhe ligjshmërisë.
“Si rezultat i presionit publik të shoqërisë civile, është dorëhequr – ndonëse me vonesë – anëtari i KQZ-së, Alim Rama, i cili ishte emëruar para gati tre muajsh Sekretar Organizativ në LVV. Në këtë mënyrë, është garantuar sërish integriteti dhe ligjshmëria në KQZ.” – thuhet në njoftim
KDI tutje ka thënë se tashmë Presidentes, Vjosa Osmani i mbetet t’i ndjekë afatet ligjore për zëvendësimin e anëtarit në fjalë, dhe sipas tyre një grua duhet të nominohet nga LVV-ja për anëtare në KQZ.
“Tani, Presidentes së vendit, i mbetet t’i ndjekë afatet ligjore për zëvendësimin e anëtarit në fjalë. Duke qenë se Lëvizja Vetëvendosje ka të drejtën e caktimit të dy anëtarëve në KQZ, si dhe për shkak të përbërjes aktuale gjinore të këtij institucioni, vlerësojmë që, bazuar edhe në Ligjin për Barazi Gjinore, një grua duhet të nominohet nga LVV për anëtare të KQZ-së.”- thuhet në përfundim të njoftimit.
