Donika Gërvalla pretendon se partitë e ish-opozitës duhet ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente - NACIONALE

Donika Gërvalla pretendon se partitë e ish-opozitës duhet ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetarja e Guxo, Donika Gërvalla, ka folur për fushatën zgjedhore, synimet e kësaj partie, si dhe zhvillimet politike në vend, përfshirë edhe pozitën e presidentit të Kosovës.

Gërvalla u pyet për një situatë, që mund ta çojë vendin në zgjedhje, në rast se presidentja Vjosa Osmani, nuk rizgjidhet sërish në këtë pozitë.

Sipas saj, ish-partitë opozitare nuk kanë dhënë shenja që nuk do ta votojnë Osmanin.

“Ti mendon që opozita nuk do të na i jep votat për presidenten Osmani. Unë nuk po shoh sinjale deri tash, ose të paktën nuk e kam dëgjuar ta thonë publikisht, që opozita nuk ka votë për presidenten Osmani. Nëse nuk e votojnë, na duhet një shpjegim para qytetarëve.” – tha Gervalla në Klan Kosova.

Lajme të ngjashme