Donald Trump po kthehet, ku do ta bëjë vendin Albin Kurti?! - NACIONALE

Donald Trump po kthehet, ku do ta bëjë vendin Albin Kurti?!

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e ka fituar garën e parë zgjedhore të vitit 2024 në ShBA, duke mposhtur me lehtësi disa kundërkandidatë republikanë në Iowa.

Duke e kaluar suksesshëm testin e parë zgjedhor, ish-presidenti Trump kthehet në favoritin kryesor për t’a fituar garën zgjedhore presidenciale gjatë këtij viti në shtetin më të rëndësishëm në botë.

Nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë çfarë e pret Qeverinë e Kosovës, duke pasur parasysh raportet aspak të mira që kishte kryeministri Albin Kurti me ish-administratën Trump? Lidhur me këtë ka folur gazetari, Berat Buzhala. Çfarë tha ai?

Buzhala se pari komentoi ftesën e para 4 viteve të kryeministrit Kurti drejtuar shqiptaro-amerikanëve për të votuar kandidatin demokrat, presidentin e tanishëm të Amerikës, Joe Biden.

Historia nuk mbaron për 4 vjet e as me një palë zgjedhje, Në videon që e patë dhe e dëgjuat ishte kryeministri Kurti, që në mënyrë idotike kishte vendos me ekspozu vetën dhe vendin tonë, duke u bërë pjesë e fushatës në zgjedhjet amerikane, duke e përkrahur presidentin Joe Biden. Të pakët janë shqiptarët që nuk e kanë dashtë fitoren e Bidenit, mirëpo kryeministri Kurti këtë përkrahje nuk e ka bë i nisur prej kësaj premise apo i nisun prej prej faktit që Joe Biden historikisht ka qenë një aleat I madh i popullit shqiptar”, tha Buzhala.

Ai këtë përkrahje e kishte bë nisur prej premisës së egos së tij të madhe, i prekur në seder me raportet e keqija që i ka pasë me ish-Administratën Trump, respektivisht me ish-emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell. Relativisht i madh u kanë numri i njerëzve që kanë besu që qëkjo mbeshtetje e Albin Kurtit për Joe Bidenin ia ka pasë siguru fitoren Joe Bidenit”, tha Buzhala duke e vlerësuar si budallëk këtij veprim të Kurtit.

Tutje, ai ka parashikuar se si do të reagojnë mbeshtetësit e Qeverisë së Kosovës, kur vendi ynë rrezikon të jetë përballë Qeverisë së Amerikës, nëse fiton kandidati republikan, Donald Trump.

Kanë me fillu me folë për parime, dinjitet dhe sovranitet. Ka me kane numri i madh i atyre që kanë me thanë ma mirë pa shtet hiç se sa pa dinjitet”, shtoi ai.

Në fund, Buzhala ka treguar se pse ish-presidenti Trump ka gjasat më të mëdha për t’i fituar zgjedhjet e 2024-tës.

Për më shumë ndiqeni videon më lart.

Lajme të ngjashme