Dogana e Kosovës kontrollon pesë farmaci në Prishtinë, konfiskohen barna të kontrabanduara
Dogana e Kosovës ka kontrolluar 5 barnatore në Prishtinë me qëllim të verifikimit të mallrave të mundshme të kontrabanduara.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit, janë identifikuar tri lokacione ku u zbuluan mallra pa banderola, të fshehura në hapësira të ndryshme.
“Prishtinë 31 gusht 2023, Njësit Doganës së Kosovës, sot kanë ushtruar kontrolle në pesë lokacione të ndara (barnatore) në Prishtinë me qëllim të verifikimit të mallrave të mundshme të kontrabanduara. Bazuar në informatat e marra nga rrugët operative, njësit e doganës kanë koordinuar një aksion në këto pesë lokacione. Gjatë kontrollit, janë identifikuar tri lokacione ku u zbuluan mallra pa banderola, të fshehura në hapësira të ndryshme. Mallrat e kontrabanduara janë konfiskuar menjëherë dhe proceset ligjore kundër personave të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kanë filluar.” – thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se malli i gjetur përbëhet nga 350 lloje të ndryshme të medikamenteve.
“Malli i gjetur përbëhet prej më shumë se 350 lloje të ndryshme të medikamenteve. Procedurat ligjore do të vijohen për të hetuar dhe ndjekur penalisht personat e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme të kontrabandës së medikamenteve.” – thuhet tutje në njoftim.
