Dodik: Me të gjitha kapacitetet qëndrojmë më Serbinë për Kosovën
Kryetari i Republika Srpskas në Bosnjë, Milorad Dodik, ka njoftuar se janë dakorduar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, për një përgjigje të përbashkët për situatën në veri të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Dodik ka thënë se Republika Srpska me të gjitha kapacitetet e saj qëndron pranë Serbisë në lidhje me tensionet e fundit.
“Sot kam folur me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq rreth situatës në Kosovë e Metohi. Republika Srpska me të gjitha kapacitetet e saj qëndron pranë Serbisë në ruajtjen e sovranitetit të saj në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka shkruar Dodik.
Tutje ai, tha se pas asaj që po ndodh në veri të Kosovës qëndrojnë Kryeministri Kurti dhe vendet e QUINT-it.
“Jemi plotësisht të vetëdijshëm se jo vetëm (kryeministri i Kosovës) Albin Kurti qëndron pas gjithçkaje që po ndodh në Kosovë e Metohi, por edhe vendet e QUINT dhe kjo tregon politikën e tyre hipokrite”, ka shkruar me tutje ai.
Данас сам разговарао с предсједником Србије @avucic о ситуацији на Косову и Метохији.
— Милорад Додик (@MiloradDodik) December 9, 2022
Република Српска свим својим капацитетима стоји уз Србију у очувању њеног суверенитета у складу с Резолуцијом 1244 Савјета безбједности УН-а.