DnV: Java e parë e fushatës u karakterizua me gjuhë nxitëse e fyese - NACIONALE

DnV: Java e parë e fushatës u karakterizua me gjuhë nxitëse e fyese

1 vit më parë

nga NACIONALE

Koalicioni i organizatave jo-qeveritare “Demokracia në Veprim” ka thënë se java e parë e fushatës zgjedhore është karakterizuar me gjuhë nxitëse dhe fyese.

Cakolli në një konferencë për media, sipas EO, ka thënë se gjatë monitorimit të 25 aktiviteteve, ka pasur raste të përdorimit të gjuhës së nxitjes së urrejtjes në baza politike.

Ai ka thënë se nj gjuhë e tillë, është shprehur sidomos nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

“Sa i përket përdorimit të gjuhës së drejt dhe jo diskriminuese, që është një prej parimeve edhe vlerave të një fushate fer, kjo javë është karakterizuar nga e kundërta. Këtë javë kemi pasur ashpërsim të gjuhës së përdorur në fushatë me plotë 25 aktivitete gjatë monitorimit të së cilave janë raportuar raste të përdorimit të gjuhës së nxitjes ose urrejtjes në baza politike. Sipas intensitetit është e qartë që një gjuhë e tillë e shprehur sidomos nga aktivitet e partisë në pushtet, pra Lëvizjes Vetëvendosje, ndonëse edhe në aktivitete e partive të tjera, përfshirë këtu LDK më 10 raste, PDK me 6 raste dhe AAK me dy raste ku është raportuar një gjuhë e tillë nxitës, fyese dhe e urrejtjes”.

“Sa i përket pjesëmarrje së grave, vlen të përmendet që trendi i mospjesëmarrjes së grave në fushatë, qoftë aktivisht si folëse, por edhe pasivisht si pjesëmarrëse, është mjaft i ulët. Me mbi 60 për qind të aktiviteteve të monitoruara nga DnV ka pasur prezencë minimale të grave që mezi ka arritur 10 për qind të totalit. Sa i përket pjesëmarrjes aktive, gratë kanë përbërë vetëm 1 për qind të fjalimeve të mbajtura, me gjithsej 70 nga 230 fjalime që ne kemi arritur t’i monitorojmë” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme