“Divorc i çrregullt”: Selimi e komenton mungesën e Osmanit në konferencën e organizuar nga Gërvalla - NACIONALE

“Divorc i çrregullt”: Selimi e komenton mungesën e Osmanit në konferencën e organizuar nga Gërvalla

1 vit më parë

nga NACIONALE

Po vazhdon të komentohet mungesa e presidentes Vjosa Osmani në Konferencën e Ambasadorëve të organizuar nga kryediplomatja Donika Gërvalla.

Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka reaguar në rrjetin social “X” rreth kësaj.

Sipas tij madje, Osmani e ka bojkotuar konferencën për shkak të prishjes së plotë të komunikimit mes tyre.

“Ministrja e Jashtme e Kosovës organizoi konferencën vjetore të ambasadorëve. Kryeministri merr pjesë, por jo presidentja. Thuhet se Osmani e bojkotoi konferencën për shkak të prishjes së plotë të komunikimit mes saj dhe ministres e kryeministrit. Shkrova për këtë divorc të çrregullt disa javë më parë”.

Lajme të ngjashme