“Ditë e mirë për sundimin e ligjit”: Shefi i BE-së reagon pas urdhrit të Kurtit për vendimin e Manastirit - NACIONALE

“Ditë e mirë për sundimin e ligjit”: Shefi i BE-së reagon pas urdhrit të Kurtit për vendimin e Manastirit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szynog, ka reaguar pasi kryeministri Kurti njoftoi se e ka urdhëruar Agjencinë Kadastrale që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin.

Shefi i BE-së ka shkruar se sot është ditë e mire për sundimin e ligjit.

“Pas një pritje të gjatë, implementimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese i vitit 2016 për rastin e tokave të Manastirit të Deçanit u bë realitet më në fund. BE-ja bazohet në sundimin e ligjit. Ruajtja e sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë parakushte të nevojshme për rrugën e Kosovës drejt BE-së. Vendimi i sotëm është një hap i mirëpritur, i cili tregon përkushtimin e Kosovës”, ka shkruar Szunyog.

Lajme të ngjashme