Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve me protesta e marshe në Kosovë - NACIONALE

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve me protesta e marshe në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot është Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve në Kosovë.

Kjo ditë shënohet edhe në Kosovë, ku pritet të mbahet edhe një protestë e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës (SBASHK).

Protesta do të fillojë në ora 10:30.

“Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës (SBASHK) organizon një protestë me rastin e 1 Majit – Ditës së Punëtorëve. Marshi nis nga Biblioteka Kombëtare, për të vazhduar drejt MASHT-it dhe përfunduar para Qeverisë. (Para Bibliotekës Kombëtare/ Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)” - thuhet në njoftim.

Gjithashtu edhe Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist ka do të mbajë një marsh protestues për ditën e punës me fillim nga ora 12:00

“Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist organizon marsh protestues për Ditën e Punës. (Sheshi Zahir Pajaziti, Prishtinë)” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme