Dita e tretë: Partitë nuk do të ndalen as sot, kjo është agjenda e fushatës - NACIONALE

Dita e tretë: Partitë nuk do të ndalen as sot, kjo është agjenda e fushatës

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Subjektet politike edhe sot do të vazhdojnë fushatën për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit. Në ditën e tret të fushatës, partitë kanë një agjendë mjaft të ngjeshur me takime dhe tubime elektorale.

Kandidatët për kryeministër të LVV-së, PDK-së, LDK-së dhe AAK-së do të takojnë elektoratin e tyre në gjithë Kosovës.

Subjektet më të mëdha politike tashmë kanë zbardhur aktivitetet e tyre për ditën e shtunë.

Lëvizja Vetëvendosje sot do të ketë tubimin e saj elektoral në Gjilan, në sheshin e qytetit, nga ora 19:30.

Sipas njoftimit të partisë, aty do merr pjesë edhe kryetari i partisë, Albin Kurti.

Kryetari i PDK-së dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Bedri Hamza, sot do të jetë do të jetë në tri qytete të vendit.

Në ora 17:00 do të jetë në Lipjan(Sheshi “Adem Jashari”), në ora 18:30 do të jetë në Shtime(Shtëpia e Kulturë) dhe në ora 20:00 do të jetë në Suharekë(para Muzeut).

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar për aktivitetet e saj, të cilat do të mbahen në Dukagjin. Pjesëmarrës do të jenë kandidatja e kësaj partie për presidente Vjosa Osmani dhe kreu i partisë e kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku.

Kjo parti në 14:00 tubim zgjedhor do të mbajë në Klinë. (Shtëpia e Kulturës “Jehona Dukagjinit”), në ora 15:00 në Deçan (Pallati i kulturës “Jusuf Gërvalla”) në ora 16:00 në Junik (Hotel Gjeravica) dhe në ora 17:00 në Pejë. (Sheshi i qytetit).

Edhe gjatë ditës së djeshme partitë kanë mbajtur tubime të shumta elektorale.

Lëvizja Vetëvendosje ishte në Pejë, Partia Demokratike e Kosovës në Gjakovë dhe Pejë.

Lidhja Demokratike e Kosovës ishte në Kaçanik, Han të Elezit, në Shtime, Fushë Kosovë dhe në Prishtinë.

Kurse, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë tubim në Rahovec në ora 20:00.

Dy ditët e para të fushatës zgjedhore ishin të qeta.

Partitë kryesore kanë mbajtur tubime të mëdha hapëse. Para mbështetëseve të tyre, kandidatët për kryeministër të LVV-së, PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kanë prezantuar programet dhe kandidatët e tyre për deputet.

Gjuha që liderët politikë kanë përdorur para elektoratit ka qenë e matur dhe pa akuza të renda.

Lajme të ngjashme