Dita e Presidentit, Krasniqi uron Thaçin: Kosova është dhe do të mbetet gjithmonë krenare me ty
Kryetari PDK-së, Memli Krasniqi, ia ka uruar Hashim Thaçi Ditën e Presidentit.
Derisa ka postuar një fotografi të ish-presidentit, ai ka vlerësuar se Kosova është dhe do të mbetet gjithmonë krenare me Hashim Thaçin.
Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se Kosovës e pret në liri ish-presidentin.
“Urime Dita e Presidentit, çlirimtar!🇽🇰 Kosova është dhe do të mbetet gjithmonë krenare me ty, Hashim Thaçi. Të presim së shpejti në liri!”, ka shkruar Krasniqi.