Dita e dytë e fushatës: Partitë me aktivitete të ngjeshura elektorale - NACIONALE

Dita e dytë e fushatës: Partitë me aktivitete të ngjeshura elektorale

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Sot është dita e dytë e fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit.

Agjenda e subjekteve politike për këtë ditë është tejet e ngjeshur. Gjatë të premtes ato do t`i kenë nga disa tubime zgjedhore në qytetet të ndryshme të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje pritet të mbajë tubim në Istog në ora 17:00, ndërsa në Pejë në ora 19:30, transmeton Klankosova.tv.

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë tubime në Gjakovë në ora 18:00 dhe në Pejë në ora 19:30.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të zhvillojë disa tubime gjatë ditës, në Kaçanik dhe Han të Elezit në ora 17:00, në Shtime në ora 18:00, në Fushë Kosovë në ora 19:30 dhe në Prishtinë në ora 20:30.

Kurse, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë tubim në Rahovec në ora 20:00.

Lajme të ngjashme