Dita e 15-të: Numër shumë i vogël i serbëve duke protestuar në veri - NACIONALE

Dita e 15-të: Numër shumë i vogël i serbëve duke protestuar në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Po vazhdojnë edhe sot protestat e serbëve në veri.

Megjithatë, numri i atyre që po protesojnë është zvogëluar dukshëm.

Këto protesta kanë hyrë në ditën e 15-të, dhe aktualisht në veri situata është e qetë, raporton Nacionale.

Serbët po kërkojnë largimin e Njësive Speciale nga veriu dhe gjithashtu largimin e kryetarëve nga objektet komunale.

Për këtë, Kurti ka thënë se fillimisht duhet të hiqen bandat kriminale nga veriu, e më pas do të ulej numri i policëve.

Ograda u Zvečanu

Lajme të ngjashme