Distancohet edhe gazetari veteran nga “lajmi” i RTK-së, e paralajmëron ashpër Bordin
Asllan Bajrami, gazetar veteran në ish-RTP e tash RTK, është distancuar nga lajmi që ka publikuar RTK-ja dy ditë më parë, ku shënjestrohej Nacionale dhe Periskopi si mediume që bashkëpunojnë me Serbinë.
Në shkrimin tij, ish-gazetari i RTK-së vlerësoi se lajmi ishte i porositur me qëllim denigrimin e medias në Kosovë.
Madje, ai ka bërë edhe një paralajmërim.
“Deklaroj publikisht që përderisa në krye të RTK--si të jetë në detyrë Bordi dhe Menaxhmenti aktual, nuk lejoj të transmetohet në ekranin e RTK-së asnjë nga dokumentarët e mi si dhe materiale e kronika të tjera të arkivuara në këtë transmetues publik. Në të kundërt do të ndjek rrugën ligjore” – ka shkruar ai.