Çitaku: Kurti premtoi shumë, me qeverisjen 1 vjeçare e theu shpresën e qytetarëve - NACIONALE

Çitaku: Kurti premtoi shumë, me qeverisjen 1 vjeçare e theu shpresën e qytetarëve

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari i Nacionales Muhamet Koci bisedon me ish-ambasadoren e Kosovës në Washington, dhe tash nënkryetaren e partisë opozitare PDK, Vlora Çitaku, me të cilën diskutojnë mbi vitin e diplomacisë kosovare dhe mbi të gjitha sesi na shohin bota, më saktësisht Amerika me këtë Qeveri.

Çitaku ka thënë se gjatë një viti Qeveria Kurti nuk ka pasur asnjë vendimmarje të madhe dhe se me abstenimin ka qeverisja e ka thyer shpresën e qytetarëve. Çitaku për Nacionale ka folur edhe rreth gafave të shumta të kryediplomates kosovare, Donika Gërvalla, duke treguar se çfarë mendon për udhëheqjen e saj të MPJ-së.

Ajo ka treguar edhe pikëpamjen e saj mbi dialogun me Serbinë tash kur delegacioni kosovar udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

Nënkryetarja e PDK-së ka paralajmëruar intensifikimin dhe aktivizimin e opozitës, teksa partia më e madhe opozitare në vend ka paralajmëruar themelimin e "Qeverisë nën Hije".

Lajme të ngjashme