Dinari: Nis takimi Lajçak – Petkoviq
Raportohet se pak para orës 9 të mëngjesit, ka nisur takimi në mes të Ndërmjeësit evropian, Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq.
Temë e bisedimeve të sotme në Bruksel, është rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, që në një pikë, nënkupton ndalimin e dinarit serb në territorin e Kosovës.
Në Bruksel, për po të njëjtën temë, sot është edhe kryenegociatori i Kosovës, z.Besnik Bislimi.
Rikujtojmë:Për të tretën herë me radhë, edhe sot në Bruksel do të zhvillohet një takim midisi zv/kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, e zyrtarit serb, Petar Petkoviq.
Tema për të tretën herë do të jetë e njëjtë: vendimi i BQK-së për dinarin, që nga pushteti në Kosovë është quajtur vendim i një institucioni të pavarur.
Pas takimit të fundit, më 25 mars në Bruksel, kryenegociatori i Kosovës, Bislimi ka shprehur nevojën për një takim shtesë për zgjidhjen e çështjes së dinarit serb.
“Mendimi im është se këto propozime ende janë shumë larg njëra-tjetrës. Pavarësisht përpjekjeve për afrim, duket se është e nevojshme një takim shtesë, i cili ndoshta do të ndodhë javën e ardhshme nëse zoti Lajçak e gjykon të përshtatshëm”, ishte shprehur Bislimi.
Ai nuk ka dhënë detaje të hollësishme rreth propozimeve të diskutuara në Bruksel, të ndërmjetësuara nga i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.
Sipas deklartave nga pushteti, në Bruksel nuk po diskutohet vendimi, por mënyra e informimit më të mire për serbët.
“Ne kemi dy propozime. Jemi të vetëdijshëm për fokuset e secilës palë, por në këtë moment është më e mençur të mos zbulojmë detajet për të mos dëmtuar procesin negociator”, kishte thënë Bislimi.
Në anën tjetër, kryeministri Kurti ka deklaruar se nuk do të pranohen propozime për dinarin të cilat janë në kundërshtim me rregulloren e BQK-së.
Lajçak optimist
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kaishteshkruar në platformën “X” pas takimit ndërmjet kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq në Bruksel për dinarin.
Lajçak ka patralajmëruar një takim tjetër për javën e ardhshme, ku shpreson se do të gjendet një zgjidhje.
“Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë kanë prezantuar sot propozimet për rrugën përpara për personat e prekur nga rregullorja e BQK-së për operacionet me para të gatshme. Diskutimet tona të gjata ndihmuan për të sqaruar detaje të rëndësishme. U pajtuam që javën e ardhshme të takohemi me shpresën se do të gjejmë një zgjidhje.”
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po duket me shpresë se mund të gjendet një zgjidhje mes Kosovës e Serbisë për punën e dinarit.
Në rrjetin social facebook, teksa ka uruar Pashkët, Lajçak ka thënë se shpreson që të enjten të zgjidhen dallimet e mbetura.
“Java para pushimit të Pashkëve ka qenë një javë e shkurtër edhe pse intensive. Të hënën prita në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës, zëvendëskryeministrin Bislimi dhe të Serbisë, drejtorin Petkovic, për të vazhduar diskutimet tona për gjetjen e një zgjidhjeje të zbatueshme për njerëzit e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës. Në përgjithësi, ka qenë një takim i dobishëm”, shkroi në fillim Lajçak.
“Të dyja palët patën mundësinë të shpjegojnë idetë dhe qëndrimet e tyre. Në fund konkluduam se do të nevojitet një takim tjetër. Të dy palët do të kthehen në Bruksel këtë javë dhe shpresoj se do të jemi në gjendje të kapërcejmë diferencën e mbetur të enjten”, përfundon postimi i emisarit Lajçak.