Dimal Basha ia jep një rend: Ne e kemi bllokuar Kuvendin për kauza, opozita për Haxhiun
Deputeti i VV-së, Dimal Basha, është krenuar se e kanë bllokuar Kuvendin vite më parë.
Sipas atij, ata e bllokonin për kauza, e opozita për Haxhiun.
“Për qytetarët është me rëndësi që ta kuptojnë se ne nuk po votojmë për Albulenën, por për Komision zgjedhor”, ka thënë ai.
“Ne e kemi bllokuar për kauza, ata e bllokojnë për Albulenën. Nëse do ta kishin pasur të njëjtin zell për të kundërshtuar Zajednicën e Gjykatës Speciale, siç po e kundërshtojnë Albulenën, Kosova do t’i kishte punët shumë më mirë”, ka shtuar ai.