Dilema Presidenciale: A do të jetë Blerim Isufaj “më i rëndësishëm se Albin Kurti” - NACIONALE

Dilema Presidenciale: A do të jetë Blerim Isufaj “më i rëndësishëm se Albin Kurti”

2 vjet më parë

nga Arbër Ramadani

Drejtësia ishte prioriteti i premtimeve të Kurtit bashkë me Listen “Guxo”. Kur kanë kaluar më shumë se 2 vjet nga Qeveria Kurti II, Kosova vazhdon të operoj pa Kryeprokuror të shtetit, pozitë kjo që për vetë Kurtin është më e rëndësishme se ajo e Kryeministrit.

Secilën ditë që po vazhdojë si kryeministër shpeshherë edhe duke e dëgju ministrin Hekuran po më duket që hala më e rëndësishme kish me qenë me u pa bo kryeprokuror. Po unë kryeprokuror s’muj me u bë, a kryeministër m’keni bë ju, a kryeprokuror s’muj me u bo.” – kishte thënë vetë Kurti.

Por, Kryeprokuror mund të bëhet Blerim Isufaj. Nëse Osmani e dekreton, Isufaj mund të jetë ajo që Kurit tha se është pozita më e rëndësishme në shtet.

Blerim Isufaj u zgjodh nga Këshilli Prokurorial, për t’i prirë prokurorëve, por hasi në rezistencë nga pushteti, e u kushtëzua me afate ligjore. Presidentja Osmani s’e dekretoi, as s’e refuzoi. Të premten e 29 shtatorit, Gjykata Kushtetuese nxorri një vendim, duke treguar se vendimi i Supremës për të cilin u ankua Fazliu, s'ishte në kundërshtim me paragrafin 1 të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës .

Pas shterrjes së kësaj procedure, tashmë Presidentja Vjosa Osmani, duket se është në dilemë; Isufajn s’e do Vetëvendosja, në anën tjetër mosdekretimi i tij nga shumë njohës është komentuar si shkelje e Kushtetutës nga Presidentja, çka do të përbënte bazë për shkarkimin e saj.

Çka pritet të vendos Presidentja?

Gazeta Nacionale, ka dërguar pyetje në presidencë në lidhje me këtë temë. Deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, nuk kemi marr ndonjë përgjigjje.

Nga përgjigjjet e më herëshme, nga Presidenca gjithmonë është thënë se po pritet përfundimi i rrugëve ligjore, referuar një vendimi nga Gjykata Kushtetuese. Tash tri ditë pas vendimit, Presidentja s’e ka thënë asnjë fjalë. Duhet cekur se ende nuk është publikuar aktgjykimi i plotë. Mbase, pas publikimit presidentja do të obligohet të marr një vendim.

Presidentja duhet ta dekretoj Isufajn?

E që Presidentja do të vendos, madje në favor të Isufajt, po thotë avokati i Partisë Demkratike të Kosovës, Faton Fetahu.

“Presidentja Osmani është e detyruar që të dekretoj kandidatin për Kryeprokurori të shtetit. Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës njoftoi për vendimin e saj ndaj kërkesës së kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit z. Shqipdon Fazliu, duke konfirmuar kushtetutshmërinë e plotë të vendimeve gjyqësore të tri shkallëve të sistemit të rregullt të drejtësisë, të cilat, këtij kandidati ia kishin refuzuar si të pasafatshme padinë kundër vendimit të Këshillit Prokurorial për mospërzgjedhjen dhe mospropozimin e tij si kandidat për kryeprokuror, respektivisht kundër vendimit për propozimin e z. Blerim Isufaj si kandidat për Kryeprokuror të Shtetit’ – ka shkruar Fetahu në Facebook.

Në anën tjetër vetë Shqipdon Fazliu, që ishte kandidat për Kryeprokuror, e që u ankua në gjykata për këtë process, përmes një reagimi në Facebook ka thënë se Kushtetuesja nuk ka vendosur për meritat e rastit. Fazliu ka thënë se i mbetet në dorë Presidentës të vendos.

Nuk ka asnjë vendim meritor rreth procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.

“Gjykata Kushtetuese thjeshtë tha se kërkesa ishte dashur të trajtohej fillimisht nga gjykatat e rregullta.

Ndërsa, gjykatat e rregullta thanë se kërkesa ishte e pasafatshme.

Mirëpo, asnjë vendim meritor nuk është marrë. Pra, gjykatat as nuk kanë thënë se procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit ishte i ligjshëm, e as që ishte i paligjshëm.

Mbetet qe Presidenti i Kosovës të jap vlerësimin e parë dhe të fundit nëse procesi i këtij rasti ishte i drejtë, meritor dhe i ligjshëm.” – ka shkruar Fazliu.

Kurti: Blerim Isufaj nuk do të mund të bëhet kryeprokuror

Gjatë një seance në Kuvendin e Kosovës Kurti e akuzoi rëndë Isufajn, derisa po “argumentonte”, se pse sipas tij, i njejti nuk do të mund të bëhet Kryeprokuror. Anipse, një vendim i tillë nuk kalon nëpër duart e tij, por të Presidentes Osmani.

“Unë nuk kam dyshim që prokurorinë e shtetit dhe atë sa më larg aq më shumë ekziston një disponim politik negativ ndaj qeverisjes sonë. Dhe jo vete ndaj meje, si kryeminsiter, por ndaj qeverisjen tonë, ndaj pushteti të ri të dal nga 14 shkurti 2021. Kjo lidhet me shumë se me askënd tjetër me figurën e prokurit Bleirm Isufajt”, tha Kurti,

“Bëhet fjalë për një prokuror, i cili është mirënjohur në skenen tonë publike që rastin e vrasjes seëish shefit të AKP, Dino Hasanajt e ka kategorizoj në vetëvrasje ndërkaq rastin e vetëvrasjes së ish drejtorit të informimit në kryeministri Hamdi Sopa e shndërroi në vrasje. Njëkohësisht bëhet fjala për një prokuror, i cili asnjë rast nuk e ka të fituar në gjykatë dhe pikërisht ky prokuror dëshiron të behet kryeprokuror.

“Por, nuk do të mundet (të bëhet kryeprokuror). Sepse këtu ka republikë dhe popull”,

Edhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, i bëri “vettingun”, Isufajt në seancë të Kuvendit. Duke i “dërguar mesazh” Presidentes Osmani, se as jo s’e do Isufajn për Kryeprokuror.

“Ju e dini shumë mirë se për çka përkushtohet Qeveria Kurti. Neve na duhet një Kryerokuror që nuk e ka bishtin e zënë me derë...” – tha znj. Haxhiu në fjalën e saj.

Ndërkohë, u tregua edhe më e ashpër kur i tha këto fjalë:

“Nuk mundemi edhe me shtatë vite me e çu me një prokuror që është i paaftë, që nuk ka integritet moral...”

Lajme të ngjashme