Dikur kritikonte e sot e lavdëron VV-në, këtë margaritar të vitit 2016 të Armend Mujës nuk e keni lexuar - NACIONALE

Dikur kritikonte e sot e lavdëron VV-në, këtë margaritar të vitit 2016 të Armend Mujës nuk e keni lexuar

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Armend Muja, deputet i Vetëvendosjes, është njëri ndër eksponentët më publik të partisë në pushtet. Madje Muja në zgjedhjet e fundit mori shumë vota, për t’u bërë njëri ndër deputetët më të votuar në Kosovë.

Por, deputeti nga Mitrovica nuk ishte pajtuar për shumë kohë të gjatë me Vetëvendosjen.

Madje vetëm në vitet e fundit, kohë kur ardhja e partisë së Albin Kurtit në pushtet shihej si e pashmangshme, Muja filloi të fliste publikisht pro Vetëvendosjes.

Por në vitin 2016, Muja nuk ishte shumë tifozë i madh i VV-së. Madje ishte një kundërshtar i ashpër, që krahasonte partinë ku sot bënë pjesë me Listën Serbe.

I shkruar në kohën kur në Kosovë protestohej kundër demarkacionit dhe asocacionit, Muja është plot mllef kundër Vetëvendosjes.

Që në krye të shkrimit të tij, ai theksonte se djali i tij nuk i ka shpëtuar eksperimentve të pafundme të romancierëve dhe patriotëve të vonshëm.

Në një postim relativisht të gjatë, Muja thotë se do të kërkoj skanimin e statuteve politike të Listës Serbe dhe të LVV si pikënisje për të ruajtur rendin shoqëror dhe juridik.

Deputeti i VV-së përmende me emra disa nga zyrtarët e VV-së dhe paralajmëronte kallëzim kundrejt urrejtjes në shoqëri, për të cilën e mbante përgjegjës disa prej aktivistëve të VV.

“Gjatë vitit 2016 unë do të avokoj dhe veproj me çdo mjet të mundshëm për arritjen të këtyre qëllimeve politike: (1) për të ruajtur rendin shoqëror dhe jurike do të kërkoj si qytetar të skanohen statutet politike të Lista Serbe dhe LVV, (2) do të bëj kallzim kundrejt Aleksadër Vulin, Driton Çaushi, Dejona Mihali dhe merceraëve të tyre për nxitje të urrejtjes në shoqëri”, shkruante Muja më 2016, transmeton Gazeta Nacionale.

Tutje, ai thotë se në këtë ‘luftë’ të tij do të kërkoj këshillë juridike kushtetuese mbi ligjshmërinë e komandantokracisë, që sipas tij nënkupton ekzistencën e partive fisnore.

“Na keni bërë të ndihemi mysafir në shtëpinë tonë. Boll u bo ma..”, shkruan në fund të shkrimit Armend Muja.

Kujtojmë që Muja sa ishte analist përkrahte publikisht partinë e Kurtit, kur ky i fundit u bë lideri më i votuar kosovar.

Sot, Muja është deputet i VV-së, të cilën e kretikonte ashpër vite më parë.

Lajme të ngjashme