Dikotomia e Sondazhit!
Sipas sondazhit të Pulsit Publik #24 të UNDP-së, të publikuar dje, kënaqshmëria e qytetarëve të Kosovës me institucionet qëndrore të vendit, përfshirë edhe Kryeministrin e Presidenten, delë të jetë kogja e lartë. Por, ajo që nuk u përmend fare është pjesa tjetër e sondazhit, respektivisht shifrat thuaja se po aq të larta që tregojnë anën tjetër të medaljes.
Sipas të njejtit sondazh, rreth 46% e qytetarëve të Kosovës janë shprehur se janë të pakënaqur apo shumë të pakënaqur me drejtimin politik të vendit, kundrejtë vetëm 23% të tyre që u shprehën të kënaqur apo shumë të kënaqur (foto #1). Nëse gjurmojmë edhe pak më thellë, mbi 52% e qytetarëve të Kosovës besojnë se përgjegjës për drejtimin politik që ka marrë vendi është qeveria e Kosovës (foto #2).
Tutje, dhe me alarmante, mbi 57% të qytetarëve të Kosovës janë shprehur të pakënaqur apo shumë të pakënaqur më drejtimin ekonomik që ka vendi, kundrejtë vetëm 18% që janë të kënaqur apo shumë të kënaqur (foto #3).
Të pyetur se cilat janë problemet më madhore me të cilat përballet Kosova aktualisht, në top treshën e këtyre problemeve, Kosovarët kanë rradhitur: papunësinë, varfërinë, dhe inflacionin (foto 4). Ky vlerësim ka sens, ngase përputhet më vlerësimin e pakënaqshmërisë me drejtimin ekonomik që ka marrë vendi, si dhe me atë politik.
Të pyetur se a bëhet punësimi në sektorin publik në baza meritore apo jo-meritore, 78% e qytetarëve të Kosovës besojnë se punësimi në sektorin publik bëhet në baza jo-meritore (foto 5).
Dihet fare mirë se drejtimin politik dhe ekonomik të vendit tonë e përcaktojnë institucionet qendrore të Kosovës, të cilat udhëhiqen nga krerët e shtetit, respektivisht Kryeministri dhe Presidentja. Tutje, dihet se përgjegjës për zgjidhjen e problemeve madhore me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë, janë po ashtu institucionet e shtetit. Dihet, po ashtu, se përgjegjës për punësim në sektorin publik (kryesisht) janë institucionet qeveritare.
Tash, krejt kjo pakënaqësi me drejtimin politik e ekonomik që ka marrë vendi, krejt ky përcaktim se papunësia, varfëria e inflacioni janë problemet më madhore me të cilat ballafaqohen qytetarët e vendit, dhe krejt ky besim kulminant që punësimet në sektorin publik bëhen në baza jo-meritore, tregojnë shembullin më të mirë të dikotomisë së përceptimeve të një shoqërie! Në njërën anë kënaqshmëri e madhe me krerët e shtetit, dhe në anën tjetër pakënaqshmëri totale me fushat e përgjegjësisë së tyre drejtuese!
Në shikim të parë, duket se diçka këtu nuk qëndron. Por, realisht, këto të dhëna qëndrojnë, dhe si të tilla tregojnë diçka më shumë sesa që mund të shihet në sipërfaqe: mungesën e alternativës për qytetarët e Kosovës kur në pyetje janë krerët shtetëror. Me fjalë tjera, efekti i punës dhe përgjegjësive udhëheqëse të tyre nuk është i kënaqshëm aspak për qytetarët, por ata si figura udhëheqëse po, krahasimisht me pararendësitë e tyre dhe oponentët.
Por, edhe kjo do të ndryshojë, së shpejti besoj.