Diell e vranësira, parashikimi i motit për sot
Borë, nuk parashihet të bie as gjatë ditës së sotme në Kosovë.
Të paktën kështu paralajmërohet nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
IHK ka paraparë që gjatë vikendit të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Vranësirat ditën e diele parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu dhe fjolla bore.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë celsius”, thuhet në njoftimin e IHK-së.