Diell e vranësira, ky është parashikimi i motit për sot
Ditën e martë parashihet të mbajë mot kryesisht me vransira, por edhe intervale me diell.
Të reshura të shiut paraqiten më vonë në mbrëmje nga pjesë lindore e juglindore të vendit.
Temperaturat minimale zbresin në 1C e 3C, e ato maksimale gjatë ditës mund të kapin vlera deri në 11C e 13C.
Gjatë javës në përgjithësi mbetet mot i paqëndrueshëm kryesisht me vransira e kohëpaskohe me të reshura shiu, herë herë edhe në formë rrebeshesh shiu, derisa reshje bore më shumë parashihen në vise malore.
Cilësia e ajrit do të jetë kryesisht me indeks në vlera të pranueshme, sepse gjatë ditës do të ketë qarkullim më të mirë ajror. Indeksi në vlera të dobëta apo të pashëndetshme, mund të kaloj vetëm gjatë mbrëmjes, kur mund të ketë më shumë qetësi.
28.02 - Vransira dhe intervale me diell.
1.03 - Kryesisht me vransira. Paradite reshje lokale shiu, e në vise malore bore.
2.03 - Kryesisht vranët e kohëpaskohe me reshje lokale shiu.
3.03 - Kryesisht vranët me mundësi për riga lokale shiu.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 0C e 5C, e ato maksimale nga 11C të hënën zbresin në 8C e 9C.
Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga kryesisht nga verilindja e lindja 5-10m/s.
Shtypja atmosferike shënon një rritje mbi vlera mesatare në 1021mb, e më pas luhatet përreth atyre normale.