"Dha shumë për sportin shqiptar", Abdixhiku shpreh ngushëllime për vdekjen e Shqipe Bajçinca Brestovci - NACIONALE

"Dha shumë për sportin shqiptar", Abdixhiku shpreh ngushëllime për vdekjen e Shqipe Bajçinca Brestovci

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shprehur ngushëllime për familjet Bajçinca dhe Brestovci, si dhe për gjithë komunitetin sportiv, pas ndarjes nga jeta të prof. Shqipe Bajçinca Brestovci.

Abdixhiku ka rikujtuar kontributin e profesores Shqipe Bajçinca Brestovci në fushën e sportit dhe në jetën politike të Kosovës.

"Karriera e saj në sport është histori suksesi. Shqipja dha shumë për sportin shqiptar, në veçanti në fushë të hendbollit. Dha shumë dhe për programin tonë politik “Rruga e Re”; ajo i ishte bashkuar ekipit tonë të ekspertëve duke dhënë gjithë dijen dhe përgatitjen e saj profesionale në hartimin e planit tonë qeverisës për sportin, për të cilën i jemi mirënjohës e do ta kujtojmë gjithmonë. Rrugën e nisur së bashku për fat të keq e ndali në gjysmë sëmundja e rëndë që edhe e ndau nga ne.
Ajo gjatë gjithë angazhimit të saj jetësor e profesional ka lënë gjurmë të pashlyeshme në përgatitjen dhe avancimin e profileve sportive në vend dhe më gjerë. Jeta dhe kontributi i saj do të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë si një shembull i pasionit dhe përkushtimit të saj ndaj sportit e ndaj vendit",
shkroi ai ndër të tjera.

Postimi:

Lajme të ngjashme