Mbyllet seanca: Dështon për të dytën herë zgjedhja e Nenad Rashiqit, i merr veç 56 vota
Ka dështuar për të dytën herë zgjedhja e Nenad Rashiqit për Nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb dhe si rrjedhojë, kryeparlamentari Dimal Basha e mbylli seancën për 48 orë.
Për të dytën herë në short ra emri i Nenad Rashiq, dhe nuk i mori votat e nevojshme.
56 vota për, 1 kundër, 20 abstenime.
"Në seancën tjetër Rashiq mund t'i merr votat në seancën e ardhshme, gjasat më të mëdha i ka ai sepse po merr më së shumti vota. e ndërprej seancën", tha Basha.