Dëshmitari i 81-të, ish-pjesëtari i UÇK-së nis dëshminë në Hagë - NACIONALE

Dëshmitari i 81-të, ish-pjesëtari i UÇK-së nis dëshminë në Hagë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dëshmitari i 81-të i Gjykatës Speciale sot ka filluar dëshminë e tij në procesin kundër ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë.

Në fillim të seancës, prokurorja Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Sarah Clanton, ka bërë me dije se dëshmitari i mbrojtur ka qenë pjesëtar i UÇK-së.

“Dëshmitari 04764 ka qenë anëtar i UÇK-së, i cili ka qenë i pranishëm në Shqipëri dhe në Kosovë gjatë vitit 1998 dhe 1999”, ka thënë Clanton.

Më pas, me kërkesë të prokurorisë, gjykata ka kaluar në seancë private.

Lajme të ngjashme