Dëshmia tronditëse e vrasësit të tri grave në Shqipëri: Njërës do doja t’i prisja kokën - NACIONALE

Dëshmia tronditëse e vrasësit të tri grave në Shqipëri: Njërës do doja t’i prisja kokën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Është siguruar dëshmia e Dan Hutra , vrasësit të tri grave në Shqipëri, si dhe plagosjen e tre të tjerave. Ai është shprehur para grupit hetimor se personit me të cilën kishte lidhje intime, Marjana Gurakuqin donte t’i priste kokën me biçak që të mos tërhiqte vëmendje me zhurmën e armës.

“Më date 16.02.2023 Dani është liruar nga burgu dhe 3-4 ditë para se të dilte, Alketa ka lindur djalë për të cilin Dani ka dyshime që nuk është babai biologjik. Dani me Alketën ka debatuar mbi çështjen e atësisë duke deklaron se nga debatet e ndodhura, ka vendosur qe ta shuaje familjen e Alketës dhe për këtë ka thurur plan, Konkretisht me date 26.02.2023 ka marrë një automjet me qira me targa AA53 1UK dhe 1 dite para ngjarjes ka shkuar ne qytetin e Kuësit ku ka marrë armën kallashnikov që e kishte fshehur prej disa vitesh. Me date 01.03.2023 ka shkuar ne zonën e Astirit, tek dyqani i shtetases Marjana Gurakuqi te cilën e ka patur te dashur. Deklaron Se Marjanes ka dashur prese kokën me çak sepse nëse do e vriste me arme zjarri do tërhiqte vëmendje-dhe-nuk do realizonte planin e tij deri ne fund. Pasi ka shkuar te dyqani dhe ka nxjerrë biçakun ajo është vetëmbrojtur duke e goditur Danin me xham ne dorën djathte. Kur e ka goditur me çak Marjanen, ne dyqan është futur një person dhe ai instinktivisht është larguar nga dyqani. Caku dhe syzet i kane rene gjate përleshjes me Marjanen. Sqaron se Marjanen donte ta vriste pasi ka patur marrëdhënie intime me te dhe kur ka dale nga burgu herën e pare ne vitin 202 1 i ka dhëne Marjanes 80.000(tetëdhjete mije) euro për ti ruajtur. Marjana pas disa kohesh e ka njoftuar se paratë i kishte gjetur bashkëshorti i saj dhe Danit i ka kthyer vetëm 2.300.000(dy milion e treqindmije) leke te rinj. Gjithashtu Dani pretendon se Marjana ka tentuar ta helmoje nëpërmjet ushqimit ne burg gjate kohës qe vuante dënimin duke e tentuar te ushqimi me ane te shtetasit Vladimir Kurti, te cilin e ka patur shok qelie ne burg. Ai pretendon se e ka dëgjuar Vladimirin duke folur me Marjanen ne telefon nga kabina e burgut dhe kjo ka qene pikënisja e konfliktit me Vladimirin. Ata janë konfliktuar here pas here dhe kane ndryshuar qeli me njeri-tjetrin. Dani ka bere disa përpjekje qe te godiste shtetasin Vladimir Kurti ne burg, por nuk ka mundur ta realizoje atë dhe i është shprehur Vladimirit se kur te dale nga burgu “do i bëjë kurban një kokë. Pas përleshjes me Marjanen, shtetasi Dan Hutra është nisur drejt banesës se ish-vjehrrit te tij, Zaim Hysa, ka mare automatikun dhe një thike dhe ka hyre brenda ne banese-”shkruhet në dosje, raporton Top Chanel.

Hutra është shfaqur i qetë gjatë seancës gjyqësore dhe pa asnjë shenjë pendese.

Dan Hutra: I kam bërë të gjitha me vetëdije të plotë. Kur më dënuan për dhunë në familje më dënuan pa asnjë provë, ndaj i bëra të gjitha. I pranoj të gjitha dhe nuk jam i penduar. Etleva Kurtin e vrava se i vëllai deshi të më helmojë në burg. Dan Hutra këmbënguli që për dhunën në familje e kanë akuzuar pa qenë fajtor.

Hutra: Nuk më intereson fare, e kam mbyllur dhe pesë burgime të përjetshme të më jepni. Kërkova ADN e fëmijës por s’pranuan dhe aty më lindi dyshimi, por nuk e kam rrahur bashkëjetuesen. Hutra: I kërkoj sistemit të drejtësisë të mos dënojë njerëz të pafajshëm që mos përfundojnë në masakra të tilla.

Mesditën e 1 marsit, Hutra shkoi në Astir për të eliminuar me thikë pa shkaktuar shumë zhurmë Marjana Gurakuqin të cilën e akuzonte se nuk i kishte kthyer një shumë parash. Falë disa klientëve që hynë në dyqan dhe reagimit të saj ajo mundi të shpëtojë me disa lëndime në dorë dhe në fytyrë. Fill pas kësaj ngjarje ai shkoi në Kodër Kamëz ku qëlloi ndaj familjes së ish-bashkëjetueses, duke lënë të plagosur ish-bashkëjetuesen Elena Hysa, 35 vjeçe dhe nënën e saj Kujtime Hysa 60 vjeçe dhe vrarë me armë zjarri Mevlute Hysan 30 vjeçe, motrën e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafkun 30 vjeçe, të fejuarën e vëllait të ish-bashkëjetueses.

Më pas ai shkoi në Kamëz dhe vrau motrën e kundërshtarit të tij në burg, Etleva Kurtin.

Sipas tij objektivi i radhës ishte një person me vendbanim në Kambinat, i cili sipas tij kishte shitur në vitin 1999 armën me të cilën u vra i ati në Durrës. Por mungesa e një adrese të saktë si edhe etja dhe uria e detyroi atë të shkojë në disa biznese dhe të bjerë kështu në gjurmë të policisë që kishte orë që e kërkonte.

Pasi u arrestua ai ka treguar me gjakftohtësi para grupit hetimor për krimet dhe motivet të cilat i kishte planifikuar me imtësi që në kohën kur ishte në burg. Pasi doli më 16 shkurt vëzhgoi objektivat siguroi armën dhe makinën dhe vuri në jetë planin djallëzor.

Gjykata e Tiranës vendosi masën “arrest me burg” për Dan Hutrën, autor i vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave në masakrën e 1 marsit.

Lajme të ngjashme