“Dëshmi për guxim, pjekuri”: Gjyshinca shpërthen me elozhe për Kurtin pas vendimit për Manastirin
Deputeti i VV-së, Gazmend Gjyshinca, ka pasur fjalë të mëdha për kryeministrin Albin Kurti.
Kjo pas vendimit lidhur me Manastirin. Megjithatë, deputeti i pushtetit duket se i ka harruar deklaratat në të kaluarën nga Kurti.
Gjyshinca ka theksuar se Kurti ka dëshmuar pjekuri e guxim.
Postimi:
Nën lidershipin e kryeminsitrit Kurti, Kosova po hapëron e sigurt drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Gjë që do ti sjellë shumë të mira shtetit dhe popullit tonë, ndër to edhe të qenurit nën juridiksionin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Vendimi i sotëm edhe pse shumë i vështirë, duke e ditur kronologjinë e kontekstin e tij si proces, është dëshmi e fortë për guximin, pjekurinë politike dhe prioritizimin strategjik në dobi të interesit të shtetit që ka Qeveria Kurti.