Derisa në Kosovë përkujtohet masakra e Reçakut, në Serbi përkujtohet krimineli Arkan - NACIONALE

Derisa në Kosovë përkujtohet masakra e Reçakut, në Serbi përkujtohet krimineli Arkan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në përvjetorin e 24-të të masakrës së Reçakut që ndërgjegjësoi botën për atë që po ndodhte në Kosovë e ka përvjetorin e 23-të edhe krimineli serb Arkan. Ai është përkujstuar sot edhe nga ish-gruaja e tij, këngëtarja e famshme Ceca Razhnatoviq.

Ceca ishte e para që mbërriti në varrim, me të birin Veljkon dhe të bijën Anastasian.

Veljkoja mbante një shportë me ushqim, e ngjashëm edhe motra e tij, shkruan Alo.

Derisa ata puthnin monumentin, një prift po lexonte lutje.

Dhjetë minuta më vonë, në varreza erdhi edhe motra e Cecas, Lidija.

Arkani ishte vrarë më 15 janar të vitit 2000 në hotelin “Intercontinental” në Beograd. Ai dyshohej për veprime të shumta kriminale më luftën e Bosnjës por edhe të Kosovës.

Lajme të ngjashme