Deri në 17 orë pritje në kufirin Serbi-Kroaci - NACIONALE

Deri në 17 orë pritje në kufirin Serbi-Kroaci

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Për të dalë nga Kosova në Serbi, përmes kufirit në Mendarë, qytetarët janë duke pritur në shtatë deri në tetë orë.

Kështu ka bërë të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ku sipas tyre kolonat kanë arritur deri në tri kilometra.

Pritjet për të ndal nga Kosova ka edhe në pikat tjera kufitare.

Gjendje me e rënduar është në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë ku udhëtarët po presin deri në 17 orë për ta kaluar atë, raportoi gazeta kroate Vecernji.

"Sipas të dhënave të MPB-së, HAK-së, si dhe dëshmisë së vetë udhëtarëve, në tetë pika kufitare me Bosnjë-Hercegovinën, pritja ka qenë nga një deri në katër orë, ndërsa nga në pikat kufitare me Serbinë, pritja ishte 16-17 orë në kolona që arrinin deri në shtatë ose tetë kilometra." - njofton mediumi kroat.

Lajme të ngjashme