Dërguti: Berishaj ka ardhur në VV pasi dolën në “tradhtarët” - NACIONALE

Dërguti: Berishaj ka ardhur në VV pasi dolën në “tradhtarët”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-deputetja e VV-së, Aida Dërguti, ka bërë me dije se Martin Berishaj ka ardhur në këtë parti pas largimit të grupit të deputetëve që ishin të pakënaqur.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Berishaj në kryesi të VV-së është zgjedhur më 6 maj të vitit 2018.

Mos të harrojmë një fakt: Martin Berishaj është prurje e LVV-së në politikë. Pasi dolëm ne ("tradhtarët"), në Kryesinë e re të Vv-së, të zgjedhur me 6 maj 2018, u zgjodh Martin Berishaj anëtar, për t'u emëruar më vonë ambasador”, ka shkruar Dërguti.

Pas ardhjes së VV-së në pushtet Martin Berishaj është emëruar ambasador i Kosovës në Kroaci.

Lajme të ngjashme