Dërgohet në mbajtje për 48 orë i dyshuari për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij në Ferizaj - NACIONALE

Dërgohet në mbajtje për 48 orë i dyshuari për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij në Ferizaj

2 javë më parë

nga NACIONALE

I dyshuari për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajmi është konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku është bërë me dije se inicialet e dorasit janë V.A.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.” – thuhet në njoftim.

“Brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit, Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprën penale të lartcekur.” – bëhet e ditur tutje.

Dorasi ka lënë të plagosur edhe një 15 vjeçar, vëllanë e viktimës.

Lajme të ngjashme