Der Spiegel: “Serbët ndjehen të frikësuar, policia në veri ekskluzivisht e përbërë nga shqiptarë" - NACIONALE

Der Spiegel: “Serbët ndjehen të frikësuar, policia në veri ekskluzivisht e përbërë nga shqiptarë"

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazeta prestigjioze gjermane “Der Spiegel” i ka kushtuar një artikull të gjatë e të detajuar pakicës serbe të Kosovës në veri pas ngjarjeve të fundit të agresionit në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku për pakicën serbe shkruan si “të frikësuar” në dritën e pranisë policore eksluzivisht të përbërë nga shqiptarë.

Spiegel e interviston aktivistin serb nga veriu i Kosovës, Aleksandar Arsenijeviq, i cili shprehet se “komuniteti serb nuk u beson institucioneve të Kosovës” teksa vazhdon të numërojë disa “vërejtje” të serbëve.

Arsenijeviq thotë se ndonëse Kushtetuta e Kosovës përfshinë mbrojtje të gjera për pakicat “ato të mbrojtje nuk janë zbatuar kurrë”.

Institucioneve u kërkihet të bëjnë të qasshme dokumentet në shqip dhe në serbisht...por gati se kurrë s’ndodhë kështu”, thotë ai dhe shton se “kur kam një takim zyrtar në Kosovë është sikur të kem një takim në Gjermani”.

“Ndjehem si i huaj në vendin tim”, ka thënë ai.

Arsenijeviq i thotë “Der Spiegel”-t se “problemi më i madh” është me policinë e Kosovës.

Gazeta gjermane rikujton se që nga viti 2021 qeveria kosovare ka stacionuar njësitet e saj speciale policore në veri të vendit, dhe se ata janë të përbërë “ekskluzivisht nga shqiptarë” dhe atë “pavarësisht asaj se në rajone multietnike policia duhet të pasqyrojë përbërjen e popullatës”.

Në Mitrovicë, njësitë speciale filluan të marrin gjithnjë e më shumë detyra që zakonisht kryhen nga forcat e rregullta policore, thonë banorët – gjëra të tilla si ndalimi i trafikut ose ndalimi i ahengjeve tepër të zhurmshme natën vonë”, shkruan “Der Spiegel”.

Arsenijeviq nuk është i vetmi që është kritik ndaj qeverisë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Pas trazirave në maj, shefi i punëve të jashtme të BE-së, Josep Borrell, kërkoi që qeveria e Kosovës të pezullojë të gjitha operacionet speciale të policisë. Në qershor, BE vendosi sanksione kundër Kosovës, pjesërisht për shkak se qeveria nuk e kishte përmbushur kërkesën e Borrelit. Krahas kësaj, kryeministri Kurti ka refuzuar të respektojë një marrëveshje sipas së cilës komunave serbe do t'u jepet autonomi e pjesshme. BE-ja u përgjigj duke anuluar të gjitha takimet e nivelit të lartë me përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës dhe pezulloi përkohësisht ndihmën ekonomike për Kosovën. Përveç kësaj, Brukseli ka kërcënuar me pezullimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, e cila i hap rrugën anëtarësimit të mundshëm të ardhshëm të Kosovës në BE”, shkruan media gjermane.

Gazeta gjermane vazhdon të ndajë një “rrëfim” të një serbi që drejton një OJQ i cili pretendon se është ndaluar nga njësitet speciale dhe është “goditur në stomak” me pretendimin se “vetëm që jam serb”.

Vjeshtën e kaluar, thotë ai, ishte rrugës për në qytetin boshnjak të Sarajevës për një konferencë kur një kolonë automjetesh policie kaloi pranë tij. Disa kilometra më vonë, makinat e ndaluan dhe tre burra zbritën. Ata folën shqip, thotë ai, dhe ai u përgjigj në serbisht. Ata filluan t'i bërtasin, thotë Miliceviq, duke e shtyrë me forcë kundër makinës së tij dhe duke kërkuar armë nëpër xhepa. Për shkak se kishte letërnjoftim serb, thotë ai, i kanë bërtitur ‘Këtu je në Kosovë!’ para se ta godiste me grusht në bark. Dhe nuk është e vetmja histori e tillë që bën xhiron”, shkruan Spiegel.

Frika nga përshkallëzimi i mëtejshëm është një gjë për të cilën mund të pajtohen të gjithë në Mitrovicë. Afërdita Syla, një shqiptare nga Kosova e cila jeton në pjesën jugore të qytetit, drejton një shoqatë që është njohur nga organizatat ndërkombëtare për shkak të qëllimit për të cilin përpiqet: tejkalimin e ndarjes etnike. Por anëtarët e stafit që jetojnë në pjesën veriore të qytetit kanë ndaluar të vijnë në zyrë në Mitrovicën Jugore që nga incidenti nga frika se mos sulmohen vetë. Ajo e kupton që njësitë speciale të policisë janë të frikshme për serbët, thotë Syla. Por në jug, ata kanë një pikëpamje të ndryshme për forcat e armatosura rëndë - ata i shohin ato si një shenjë mbrojtjeje. Barrikadat në pjesën veriore të qytetit janë djegur vazhdimisht në vitet e fundit dhe shqiptarët e Kosovës në jug kanë frikë se zemërimi i fqinjëve të tyre një ditë mund të drejtohet kundër tyre”, shkruan më tej gazeta gjermane.

Lajme të ngjashme