Deputetja VV-së për Asociacionin: Me biletë për një drejtim të gabuar, s`ka vajtje-ardhje - NACIONALE

Deputetja VV-së për Asociacionin: Me biletë për një drejtim të gabuar, s`ka vajtje-ardhje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, është shprehur kundër formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se rruga e Asociacionit është e gabuar për shtetin e Kosovës.

Me biletë për një drejtim të gabuar, nuk ka vajtje - ardhje. #përnjështetfunksional”, ka shkruar Mulhaxha-Kollçaku.

Deri me tani, shumë deputetët të partisë në pushtet kanë kundërshtuar presonin e SHBA-së dhe BE-së për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Për këtë çështja, ambasada amerikane në Prishtinë sot është duke e mbajtur një takim me përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, partive politike dhe shoqërisë civile.

Lajme të ngjashme