Deputetja Musliu vendos në foltore të Kuvendit stemën e UÇK-së
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka bërë një akt simbolik sot në seancën solemne të Kuvendit, e cila po mbahet për nder të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Më të filluar seanca, ajo ka vendosur në foltore të Kuvendit emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton EO.
Kanë nisur tashmë aktivitetet që do të shënojnë 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Pas mbledhjes solemne të Qeverisë, ngritjes së flamurit, radha është tek seanca solemne e Kuvendit të Kosovës.
Në të po marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i deputetëve.
Me intonimin e himnit të Kosovës ka nisur seanca solemne e Kuvendit të Kosovës.
Në këtë seancë po marrin pjesë edhe presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.