Deputetja Musliu e heq pengesën për gazetarë në Kuvendin e Kosovës: Ka vdekë diktatura - NACIONALE

Deputetja Musliu e heq pengesën për gazetarë në Kuvendin e Kosovës: Ka vdekë diktatura

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ballkoni i Kuvendit, hapësirë kjo që shërben si vend i mediave për të transmetuar seancat e deputetëve u kufizua dje, duke u vendosur një shirit. Ndonëse nuk dihen arsyet e këtij vendimi, një gjë e tillë dje shkaktoi reagime.

Deputetja Ganimete Musliu dhe Ariana Shohi-Musliu heqën pengesën për gazetarët. Gazetarët e Nacionales, insistuan në heqjen e tyre. Ishte insistimi i gazetarit Vullnet Krasniqi, i cili “kushtëzoi”, se nëse nuk hiqen pengesat, gazetarët do të protestojnë. Pas kësaj, disa deputet opozitarë ndihmuan në heqjen e këtyre pengesave dhe gazetarët e kameramanët u afruan te vendi që e kishin deri dje.

Dje, gjatë orës 14:00 kur edhe filloi seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, gazetarëve iu vendos një shirit përpara, i cili nuk i lejonte t’i afrojnë kamerat ashtu siç ndodhë zakonisht. Mediat u larguan për një metër, nga hapësirat ku qëndrojnë. Kjo shkaktoi reagime të shumëta në vend.

Video: Kallxo.com.

Lajme të ngjashme