Deputetja e VV-së kritikon kolegët e opozitës: Fjalime patetike opozitare - NACIONALE

Deputetja e VV-së kritikon kolegët e opozitës: Fjalime patetike opozitare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e VV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka kritikuar deputetët e partive opozitare për adresimet e tyre lidhur me Projektligjit nr. 08/L-213 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2023, i cili sot po diskutohet në Kuvend.

Ajo ka thënë se fjalimet e deputetëve të opozitës kanë qenë patetike.

“Fjalime patetike opozitare. Kinse në emër të rritjes së vlerës së koeficientit (për momentin pa mbulesë), kemi vetëm një kërkesë, mos i rritni pagat!”, ka shkruar Kollçaku.

Deputetët e opozitës e kanë kritikuar këtë projektligj, i cili e definon se vlera e koeficientit do të jetë 105 euro.

Të gjitha partitë opozitare kanë kërkuar që të rritet vlera e koeficientit.

Mirëpo, Qeveria i ka refuzuar këto kërkesa.

Lajme të ngjashme