Deputetja e VV-së: KPM-ja duhet të ndërmarrë masa sa më parë ndaj Klan Kosovës
Sot Komisioni për të Drejtat e Njeriut i Kuvendit të Kosovës ka mbajtur një takim për rastin e futjes së Atilla Kardeshit, i denoncuar për dhunë ndaj bashkëshortes së saj, Drenusha Latifi, të dy banorë në Big Brother Vip Kosova.
Në lidhje me këtë rast ka folur edhe deputetja e VV-së, Arjeta Fejza, e cila ka pasur kritika për përmbajtjen e BBVK-së.
Madje, ajo ka kërkuar masa ndaj televizionit për, sipas saj, promovimit dhe normalizimit të dhunës ndaj grave.
“Është e papranueshme që dhuna të normalizohet e të promovohet në kanale televizive si në rastin e Klan Kosovës, KPM duhet të ndërmarrë masa sa më parë!” – ka shkruar Fejza.
Tashmë Atilla Kardesh ka lëshuar BBVK-në.