Deputetja e PDK-së: Presidentja e ka në dorë anulimin e zgjedhjeve në veri - NACIONALE

Deputetja e PDK-së: Presidentja e ka në dorë anulimin e zgjedhjeve në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ariana Musliu Shoshi deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së për Ekonomia Online ka thënë se Qeveria për çdo hap të ndërmarrë në veri dashur që të konsultohet me ShBA-në dhe BE-në.

Musliu tha se presidentja Vjosa Osmani e ka në dorë që të bëjë edhe anulimin e zgjedhjeve në veri të vendit.Madje ajo thotë se është përgjegjësi e institucioneve çdo incident i ndodhur në atë pjesë.

“Vlerësoj që Qeveria është dashur të konsultojë institucionet e sigurisë paraprakisht edhe me aleatë tanë ShBA dhe BE”. tha ajo.

“Poashtu vendimin për zgjedhje e ka presidentja e cila e ka në dorë të bëjë anulimin e zgjedhjeve. Ata janë të detyruar të ofrojnë siguri në atë pjesë”.

Lajme të ngjashme