Deputetja e PDK-së e përkrah protestën e PSD-së për Specialen - NACIONALE

Deputetja e PDK-së e përkrah protestën e PSD-së për Specialen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu ka shpërndarë protestën e orgnizuar nga PSD-ja kundër Gjykatës Speciale.

Ajo nëpërmjet një postimi në Facebook, ka treguar detajet e protestës, ku thuhet s të shtunën me 24 dhjetor organizohet protesta në ora 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.

E SHTUNË, 24 DHJETOR, ORA 14:00 Sheshi "Zahir Pajaziti", PrishtinëProtestë kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale ndaj luftës së drejtë të UÇK-së.#JoNeEmrinTim”, shkruan në postimin e saj.

Ndryshe, Kryetari i Partisë Social Demokrate, përmes një shkrimi në Facebook, ka paralajmëruar protestë, së bashku me Shoqatat e dalura nga lufta.

Molliqaj ka shkruar se përpjekja për drejtësi e barazi i ka bashkuar përsëri Shoqatat e dalura nga lufta, duke shtuar se ata nuk iu nënshturan kohës, dhe se përsëri do të dalin kundër shtypjes, anipse në rrethana të reja.

Shihemi në protestë” është fraza e fundit që Molliqaj ka shkruar në statusin e tij.

Lajme të ngjashme