Deputetja e PDK-së: Nuk mund të pajtohem me këtë lojë politike, për inate po bllokohen institucionet - NACIONALE

Deputetja e PDK-së: Nuk mund të pajtohem me këtë lojë politike, për inate po bllokohen institucionet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Kosovare Murseli, ka komentuar për bllokadën politike.

Pa e fajësuar askënd, me gjuhë përgjithësuese, ajo ka thënë se këto janë lojëra politike.

“Si deputete e këtij Kuvendi dhe përfaqësuese e qytetarëve, nuk mund të pajtohem me këtë lojë të papërgjegjshme politike, që nuk i shërben as qytetarëve, as rendit kushtetues, as interesit kombëtar,” theksoi Murseli.

Deputetja e PDK-së vlerësoi se situata aktuale nuk është vetëm e papranueshme politikisht, por edhe në kundërshtim me përgjegjësitë ligjore e kushtetuese që kanë deputetët dhe Kuvendi si institucion.

“Është krejtësisht e pajustifikueshme që për inate politike po bllokohet funksionimi i institucioneve. Ne kemi përgjegjësi të qarta ligjore dhe kushtetuese, dhe kjo situatë po i shkel të dyja,” deklaroi ajo.

Murseli ka propozuar pezullimin e përkohshëm të seancave, deri në një moment kur të ekzistojë vullnet serioz për ta zgjidhur situatën.

“Në këtë kontekst, mendoj se është e arsyeshme dhe e nevojshme që këto seanca të pezullohen përkohësisht, deri në një moment kur të ketë vullnet serioz për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe zhbllokimin e punës institucionale,” u shpreh ajo për FrontOnline

Lajme të ngjashme