Deputetja e PDK-së: Albin, a do me kërku falje për qëndrimet tua për dialogun? - NACIONALE

Deputetja e PDK-së: Albin, a do me kërku falje për qëndrimet tua për dialogun?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar ndaj takimit të kryeministri Albin Kurti me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ky i fundit, pas takimit, ka thënë se janë pajtuar që të gjitha marrëveshjet që janë arritur në procesin e dialogut duhet të zbatohen.

Në profilin e saj në “Facebook”, Musliu-Shoshi e ka pyetur kryeministrin Kurti se a do të kërkon falje për qëndrimet që ka pasur ndaj këtij procesi.

Albin, po thojnë që të gjitha marrëveshjet e dialogut duhet të zbatohen. A don me kërku falje për qendrimet tua e ofendimet? Apo, po e zgjedh me ik nga përgjegjësia!”, ka shkruar deputetja e PDK-së.

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, brenda javës është kthyer përsëri në Prishtinë.

Në orët e vona të së mërkurës, ai ka zhvilluar një takim me kryeministrin Kurti dhe zëvendësministrin Bislimi.

Pas takimit, ai ka thënë se kanë rënë dakord që të zbatohen plotësisht marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Lajme të ngjashme